Arsenijeviq po e konsideron të garojë për deputet në Kuvend të Kosovës
Ende s’e ka marrë vendimin, por mediave serbe s’ua mohoi se po konsideron të garojë për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Aleksnadar Arsenijeviq nga partia “Demokracia Serbe” që operon në Mitrovicë të Veriut duke folur për mediumin serb “Nova” tha se nëse garon në këto zgjedhje – që duhet të finalizojë kandidaturën n KQZ deri në dhjetor – “do të garojmë vetëm”.
“Sa për neve, nëse vendosim të hymë në zgjedhje, do të garojmë vetëm. Nuk duam bashkëpunim as me aktorë politikë nga Beogradi e as nga Prishtina. Koncepti ynë është të mos bëhemi një tjetër Listë Serbe”, ka thënë Arseinjeviq.
“Mendoj se të gjithë duhet të marrim pjesë (në zgjedhje), por shumë gjëra varen nga Prishtina”, ka shtuar ai.