Arrestohete në Prishtinë një person i kërkuar ndërkombëtarisht
Një person i kërkuar ndërkombëtarisht është arrestuar në Prishtinë nga Njësiti FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH).
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore, konfirmon policia.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.