Arrestohen tre zyrtarë për keqpërdorim autoriteti, prokuroria del me njoftim
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar tre persona të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Të ndaluarit janë A.S., noter nga Vitia, I.M. nga Prishtina dhe F.N. nga Dragashi, të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve në një rast ku më herët ishin ndaluar edhe pesë persona të tjerë për dyshime të ngjashme.