Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj burrit të saj në Pejë
Një grua shtetase e Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj burrit të saj në Pejë.
Rasti ka noddhur me 20 qershor, mirëpo e dyshuar është arrestuar të martën.
Ajo është dërguar një mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 20.06.2023 – 09:10. Në lidhje me rastin, më 26.09.2023 është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.