Arrestohet shtetasi gjerman në Kaçanik: I ofroi 100 euro ryshfet policisë - NACIONALE

Arrestohet shtetasi gjerman në Kaçanik: I ofroi 100 euro ryshfet policisë

7 orë më parë

nga NACIONALE

Një shtetas i Gjermanisë është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur gjobitjen për shkelje në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, duke drejtuar veturën, kishte kryer lëvizje të rrezikshme në komunikacion. Gjatë ndalimit nga policia, ai dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë shumën prej 100 eurosh me qëllim që të mos gjobitej.

"Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti, duke drejtuar veturën, kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policorë, me qëllim të shmangies nga gjobitja, u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 eurosh", thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si "Dhënie e ryshfetit".

Lajme të ngjashme