Arrestohet prishtinasi, ngacmoi dhe kanosi ish të dashurën dhe prindin e saj - NACIONALE

Arrestohet prishtinasi, ngacmoi dhe kanosi ish të dashurën dhe prindin e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka kanosur dhe ngacmuar ish-të dashurën dhe prindin e saj.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

KANOSJE & NGACMIM

Prishtinë 01-26.09.2022-NN. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi (nga data 01-26.09.2022) kishte kanosur dhe ngacmuar ish të dashurën e tij dhe prindin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Lajme të ngjashme