Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol - NACIONALE

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet jugkoreane e arrestuan të mërkurën presidentin Yoon Suk Yeol nën dyshimin për kryengritje. Ai tha se u pajtua për ta respektuar atë që e quajti hetim ilegal për ta shmangur gjakderdhjen, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".

Arrestimi i tij, i pari ndaj një presidenti në detyrë në këtë shtet, është zhvillimi më i ri në njërën nga demokracitë më të gjalla të Azisë, edhe pse Koreja e Jugut ka histori të ndjekjeve penale e burgosjes së ish-udhëheqësve.

Lajme të ngjashme