Arrestohet personi që kërkohej për sulmin me granatë të dores në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për rastin e lëndimit të dhjetë personave me grantë dore në tregun e kafshëve në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Xhevdet Selimi nga Gjilani është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i PK-së:
Arrestohet personi i cili ishte në kërkim
Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.
