Arrestohet për dhunim një burrë në Pejë
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet për dhunim në Rugovë të Pejës.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Rugovë, Pejë 16.08.2024. Me datë 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datë 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.