Arrestohet për dhunim dhe më pas lirohet një burrë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet për dhunim.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.