Arrestohet një grua pasi keqtrajtoi tre fëmijët e saj në Podujevë
Një grua në Podujevë është arrestuar nën dyshimet për keqtrajtimin e tre fëmijëve të saj.
Sipas raportit 24 orësh, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE
Podujevë 21.01.2024-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.