Arrestohet një vajzë, rrahu tri vajza tjera në diskotekë dhe duke ikur e goditi edhe veturën e policisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një vajzë, e cila, se bashku me një shoqe kanë sulmuar tri vajza tjera në një lokal nate.
Në raporti 24 orësh të policisë është thënë se të njëjtat dyshohet se duke ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre e kanë goditur edhe një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, njëra nga vajzat ka qenë e mitur.
“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.