Arrestohet një serb në Zubin Potok, ishte i dënuar me burg për grabitje - NACIONALE

Arrestohet një serb në Zubin Potok, ishte i dënuar me burg për grabitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një person me inicialet D.B., 1983, mashkull serb, në fshatin Zupqë të komunës së Zubin Potokut.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku kanë njoftuar se personi i njëjti ka qenë duke u kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi që në vitin 2020 është shpallur fajtor për veprën penale “Grabitje”.

Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë komuna Zubin Potok, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar). Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020 , është shpallur fajtor për veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg. I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.” – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme