Arrestohet një punëtor, dyshohet se i shiti veturën dhe mjetet e punës në vlerë 9.500 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të besimit.
Në njoftimin e PK-së, theksohet se një punëtor dyshohet se ka shitur veturën dhe mjetet e punës në vlerë 9.500 euro.
Vetura pa mjete të punës i është kthyer pronarit, ndërsa punëtori është arrestuar.
“KEQPËRDORIM I BESIMIT
Fushë Kosovë 12.07.2024 – 19:30. Viktima mashkull kosovar, pronar i një firme private, ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500€ dhe e kishte shitur. Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.