Arrestohet një person për fajde e drogë në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, në lidhje me një rast të dhjetorit të vitit 2024, i dyshuar për fajde dhe drogë.
Sipas një njoftimi nga policia, të dyshuarit i janë konfiskuar dy pistoleta, dy karikatorë, një armë automatike me 81 fishekë, automjet, marihuanë e të tjera.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike me 81 copë fishekë, një automjet, 1 kg e 57 gram narkotikë të llojit marihuanë, një peshore elektronike, dy grinder, dhe dy telefona mobil. Është arrestuar i dyshuari, i cili poashtu është i dyshuar edhe për veprën penale fajde dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.