Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje në Shtërpcë - NACIONALE

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje në Shtërpcë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohej për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij e më pas kishte kanosur edhe vjehrrin e tij në Brezovicë të Shtërpcë.

I dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gjatë hetimit sipas policisë vjehrrit të të dyshuarit i është gjendur një armë zjarri, pushkë gjysmë automatike dhe 10 fishekë. Sipas policisë ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armëve”, dhe është liruar me procedurë të rregullte.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje

Policia e stacionit në Shtërpcë me datën 28.08.2024 rreth orës 13:10 ka pranuar një informacion se në Brezovicë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes. Policët e rendit dhe hetuesit policorë të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur që të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 49 vjeçar, i cili në gjendje të dehur kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas kishte kanosur edhe babën e saj ( vjehrrin). Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje, policia ka pranuar informatën se vjehrri i tij posedon armë zjarri dhe tek personi mashkull, kosovar, i moshës 73 vjeçar është gjetur një pushkë gjysmë automatike me 10 fishekë. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armëve ‘’ dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Lajme të ngjashme