Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje
Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën për arrestimin e një personi në Gjilan, i dyshuar për kansoje dhe armëmbajtje pa autorizim.
Sipas njoftimit të policisë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, ku kanë zbuluar një arsenal armësh.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën: Një pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me 25 fishekë të kalibrit 12-GA, një pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me 156 fishekë të kalibrit 30-06, një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë të kalibrit 9mm, një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me 203 fishekë të kalibrit 22LR, një revole me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me 81 fishekë të kalibrit 22Long rifle, 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles”.