Arrestohet një person pasi u kap me 8 kilogramë drogë dhe shuma të mëdha parash
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet që dyshohet se po transportonte sasi të substancës narkotike të llojit “Marihuanë”.
Pas ndalesës, me urdhër të prokurorit, automjeti-kombi (furgon) është dërguar për kontrollë më të detajuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, dhe nga bunkeri janë nxjerr dhe sekuestruar dymbëdhjetë (12) paketime të plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Po ashtu në njoftim të PK-së thuhet se janë sekuestruar : 60.450 Lekë Shqiptar, 329 euro, 250 funta të Anglisë si dhe dy telefona celuar Nokia me sim kartelë të Kosovës, kurse një Iphone me sim kartelë të Shqipërisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e antidrogës është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme.