Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se plagosi djalin me armë zjarri - NACIONALE

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se plagosi djalin me armë zjarri

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimet për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 gusht, pas një mosmarrëveshjeje familjare, kur i dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.

Viktima po trajtohet në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Lajme të ngjashme