Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden armë dhe municion në pronën e tij - NACIONALE

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden armë dhe municion në pronën e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person pasi pas kontrollit në pronën e tij në fshatin Koliq të Prishtinës, i janë gjetur armë dhe municion.

Kontrolli u krye me vendim të gjykatës pasi personi dyshohej se po kryente vepra penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, njofton policia.

“Pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar ndërsa rasti është nën hetime.

Lajme të ngjashme