Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për krime lufte në Vushtrri - NACIONALE

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për krime lufte në Vushtrri

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

“Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

I njejti dyshohet se krimet i kreu në Komunën e Vushtrrisë

Lajme të ngjashme