Arrestohet një person në Graqanicë pasi ngacmoi seksualisht një femër
Një person në Graqanicë është arrestuar pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një femër.
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë 22.10.2022 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.