Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për tri raste vjedhjeje të rëndë
Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Gjakovë ka arrestuar një person të moshës madhore, me inicialet A.B., i dyshuar për përfshirje në tri raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas Policisë, rastet e vjedhjes kanë ndodhur në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës, konkretisht në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia ka apeluar te qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.