Arrestohet një person në Ferizaj, kishte urdhërarrest aktiv
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Ferizaj.
Në njoftimin e policisë është thënë se personi në fjalë kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Sipas policisë, atij i është gjetur edhe një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.
“Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit të shtetit, inciohet rast për armëmbatje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’”, ka njoftuar policia e Kosovës.