Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për trafikim me njerëz
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet për trafikim me njerëz.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 16.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
