Arrestohet një person në Drenas, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture
Policia e ka ndaluar një perëson madhor në Drenas, i cili po dyshohet se kreu veprën penale “Sulm seksual”, ndaj një vajze të mitur.
Lajmi e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ulaj tha se brenda afatitt ligjor Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person (madhor), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulm seksual” dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Ulaj
Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar krimet e kësaj natyre. Pak muaj më parë, një vajzë 11 vjeçare, dyshohet ta kenë dhunuar të paktën 5 persona. Edhe për këtë rast dyshohet se viktima është nën moshën 14 vjeçare.