Arrestohet një person në Deçan për dhunë në familje, viktima dërgohet për tretman mjekësor - NACIONALE

Arrestohet një person në Deçan për dhunë në familje, viktima dërgohet për tretman mjekësor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Isniq të Deçanit, i dyshuar për “Dhunë në familje”

Përmes një njoftimi PK ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 05.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Isniq-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marr informatën njësitet përkatëse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, kanё arrestuar personin e dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё QKMF-Deçan.” – thuhet në njoftim.

Më pas, PK me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur një pistoletë, dy karikator dhe 44 fishekë.

“Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9x19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse

• Dy (2) karikator i sё njejtёs arme

• Dyzet e katёr (44) fishekt kal. 9x19mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme