Arrestohet një person i dyshuar për falsifikim të dokumenteve - NACIONALE

Arrestohet një person i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar M.A., nën dyshimin për falsifikim të disa dokumenteve.

PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se disa persona të dyshuar përmes dokumenteve të falsifikuara të paraqitura në Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e tij, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë të një person tjetër.

Sipas njoftimit të PK-së, vlera e aksioneve, apo kapitali i kësaj kompanie sipas ankuesit është disa milionë euro.

Policia në koordinim me prokurorinë kompetente, kanë ndërmarr veprime hetimore, janë siguruar prova dhe dëshmi të dokumenteve të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontrate për falje të aksioneve, me të cilat është bërë edhe ndryshimi i pronësisë dhe aksionarit të këtij biznesi. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) në prezencë të avokatit mbrojtës.” – thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se pas përfundimit dhe sigurimit të provave dhe dëshmive është iniciuar rasti ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Lajme të ngjashme