Arrestohet një person i dënuar me 3 vite burgim për disa vepra penale
Një person i dënuar për tri vepra penale është arrestuar në Prishtinë.
Njoftimi:
Njësitet e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim, i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.
Arrestimi është realizuar mbrëmë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën të arrestojnë personin I.Q., 40 vjeç.
Personi i arrestuar ishte dënuar për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim.