Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kanosi dy burra me armë
Një i mitur është arrestuar në Prishtinë.
I njëjti kishte kanosur dy burra me armë.
ARMËMBAJTJE PA LEJE&KANOSJE
Rr. Mon Balaj, Prishtinë 16.03.2026-16:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovarë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.