Arrestohet një i mitur, dyshohet se e theri me thikë një të mitur tjetër - NACIONALE

Arrestohet një i mitur, dyshohet se e theri me thikë një të mitur tjetër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Podujevë.

Një i mitur e ka therur me thikë një të mitur tjetër.

I dyshuari është arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË

Podujevë 25.10.2024–12:30. Është arrestuar një i dyshuar i mitur, pasi që i njëjti e kishte therur me një mjetë të prehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar-i mitur duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh.

Lajme të ngjashme