Arrestohet një i mitur, dyshohet për sulm seksual ndaj ish të dashurës
Një i mitur është arrestuar në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i mituri dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.
“SULM SEKSUAL
Rr. Pejës, Fushë Kosovë 17.09.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – njofton PK-ja.