Arrestohet një i dyshuar për "sulm seksual" në fshatin Rogovë
Një rast i sulmit seksual ndaj një vajze të mitur ka ndodhur sot në fshatin Rugove-GjakoVë. Zëdhënësi i Policicsë, Sheremet Elezaj, i ka thënë Nacionales se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën.
Pas njoftimit, autoritetet policore kanë reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin dhe duke e dërguar atë në mbajtje, sipas vendimit të prokurorit të shtetit. Rasti është iniciuar si "Sulm seksual".
"Sot është raportuar në polici se në fshatin Rogovë-Gjakovë, I dyshuari mashkull kosovar (rreth 60 vjeçar), dyshohet se ka prekur viktimën, femër e mitur me qëllim seksual. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje si dhe është iniciuar rast "Sulm seksual"," - ka thënë zëdhënësi.