Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Llashticë të Gjilanit - NACIONALE

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Llashticë të Gjilanit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Policia e Kosovës, përmes hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

I dyshuari me inicialet D.N. u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se gjatë periudhës 13 deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në komunën e Gjilanit. Nacionale merr vesh se bëhet fjalë për masakrën në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të paraqesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin Special, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të arrestuarin.

Komunikata:

Lajme të ngjashme