Arrestohet një i dyshuar për “Fajde” në Prizren, e kishte ngarkuar viktimën me kamatë mbi 100 mijë euro
Policia e Kosovës sot ka arrestuar një i dyshuar për “Fajde” në Prizren.
Në njoftimin për media, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin.
I dyshuari, sipas njoftimit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e kishte ngarkuar atë me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100 mijë euro.
“I dyshuari E. K. , mashkull, 28 vjeçar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100000 (një qind mijë) euro. Gjatë operacionit policor është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren, është arrestuar i dyshuari si dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprën penale. Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga Sektorin Rajonal i Hetimeve –Prizren”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.