Arrestohet një i dyshuar për fajde - NACIONALE

Arrestohet një i dyshuar për fajde

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar më 30 gusht 2025 një person të dyshuar mashkull, nën dyshimin se ka ushtruar veprimtarinë e fajdes. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari dyshohet se i ka detyruar viktimat të paguajnë shuma të ndryshme parash si interes për fajde.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme