Arrestohet një i dyshuar në Kaçanik, dyshohet për dhunim
Një person është arrestuar në Kaçanik.
Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Njoftimi:
DHUNIM
Kaçanik / 04.02.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej mardhënje seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.