Arrestohet një grua shtetase e Iranit në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për pasaportë të falsifikuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua shtetase e Iranit për falsifikim të dokumentit.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, e dyshuara gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ka prezantuar pasaportën që dyshohet se ishte e falasifikuar.
E dyshuara është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.