Arrestohet një grua në Prishtinë, sulmoi fizikisht një polic
Policia e Kosovës, ka arrestuar një grua pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në Prishtinë.
Sipas policisë, e dyshuara ishte në gjendje të dehur në momentin e sulmit.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Xheladin Gurbaliu, Prishtinë 23.08.2022 – 03:19. Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryer të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.