Arrestohet një grua në Graçanicë, dyshohet se keqtrajtoi fëmijët e saj
Një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.
Sipas informacioneve të Policisë, ndaj të dyshuarës është kryer testi i alkoolit, i cili ka treguar se ajo ndodhej nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Fëmijët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjatë procedurave ka qenë i pranishëm edhe një punonjës social.
Me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
BRAKTISJE E FËMIJËVE /Uglar, Graqanicë / 05.06.2026 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.