Arrestohet një grua në Ferizaj, e sulmoi fizikisht dhe shau policen
Në Ferizaj ka ndodhur një ngjarje jo fort e dëgjuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua e ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore, për të cilën gjë është arrestuar.
Tutje, njoftohet se gruaja edhe e ka ofenduar policen, e cila ka marrë trajtim mjeksor.
“Rr. Reçakut, Ferizaj 22.09.2023 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht si dhe ofenduar një zyrtare policore e cila ishte duke u marr me një rast. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.” – thuhet në raport.