Arrestohet një burrë për dhunimin e një gruaje në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet për dhunimin e një gruaje në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM Rajoni i Ferizajt 30.04.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.