Arrestohet një burrë për dhunë në familje në Podujevë - NACIONALE

Arrestohet një burrë për dhunë në familje në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë për dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë fizike e psikike ndaj katër viktimave.

Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 01.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme