Arrestohet një burrë pasi tentoi dhunimin e një gruaje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për tentim dhunimin e një gruaje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari kishte tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me një grua pa dëshirën e saj.
Raporti i plotë:
TENTIM DHUNIMI
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 10.12.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.