Arrestohet një burrë në Podujevë, i konfiskohet armë e boks hekuri - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Podujevë, i konfiskohet armë e boks hekuri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Podujevë.

Sipas raportit të PK-së, atij i është gjetur edhe një boks hekuri.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.09.2024-19:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme