Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se e rrahu babain pas fjalosjes
Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh, ku evidentohen ngjarjet e ndryshme në Kosovë, që ranë në radarin e policisë.
Në këtë raport, njoftohet edhe për një rrahje të dyshuar, ku është përfshirë djali dhe babai.
Ngjarja ka ndodhur në Malishevë, ndërsa sulmuesi i dyshuar tashmë është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – shkruhet aty.