Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht tri të mitura
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosoëvs në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur (ngacmim seksuale) ndaj tri femrave të mitura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.
