Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se kanosi nënën e tij - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se kanosi nënën e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 27 vjeçar në Ferizaj, pasi dyshohet për ushtrim të dhunës në familje.

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë pranuar një informacion se mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, i njëjti e kishte kanosur nënën e tij, 62 vjeçare.

Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçyr hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin A.Th (M.K) i moshës 27 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Policia bënë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë nê Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje"”, përfundon njoftimi i tyre.

Lajme të ngjashme