Arrestohet një burrë, dyshohet se e mbyti me pushkë të gjuetisë një qen endacak në Deçan
Një person është arrestuar pasi dyshohet se me pushke gjueti ka vrarë një qen endacak në Deçan.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, pushka me shtatë fishekë i është konfiskuar.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Raporti i plotë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Deçan 26.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qenë endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.