Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj, kishte në posedim një pushkë me 21 fishekë - NACIONALE

Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj, kishte në posedim një pushkë me 21 fishekë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje në Ferizaj.

Komunikata e plotë:

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, që nga data 16.05.2025 ka hetuar një informacion, lidhur me dyshimin se personi L. H, 31 vjeç, posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri.

Më 25.05.2025, pas analizimit të informatës, hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, i cili ka pranuar posedimin e një pushke gjysmë automatike pa leje. Në shtëpinë e tij në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, janë sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, është inicuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme